Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Ilir Daja “shpreh dëshirën”, Dinamo hidhet në “aksion”

Shkruar nga NEWSPORT
Ilir Daja “shpreh dëshirën”, Dinamo hidhet në
Dinamo

Dinamo prej thuajse 3 javësh ndodhet në Ohër, ku vazhdon përgatitjet për pjesëmarrjen në Conference League. Dinamovitët do të nisin aventurën e tyre në këtë turne nga raundi i dytë, ndaj dhe vështirësia duket edhe më e madhe.

Për të përgatitur çdo gjë në detaje dhe që ekipi të jetë i kompletuar, Ilir Daja mësohet se ka kërkuar edhe një qendërmbrojtës. Drejtuesit kanë vëmendjen si në kampionatin vendas ashtu edhe jashtë për të gjetur të duhurin.

Ende nuk flitet për emra konkretë, por krerët e klubit po punojnë intensivisht për të plotësuar “dëshirën” e Dajës. Kujtojmë se “Blutë” deri më tani kanë përforcuar krahët e mbrojtjes me Ysni Ismailin dhe Faton Nezirin, ndërsa në sulm kanë afruar Florenc Farrukun dhe Hekuran Berishën.  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga