
Dinamo dhe Vllaznia do të duelojnë mes tyre në gjysmëfinalen e “Final – Four”, duel ky i parashikuar të zhvillohet ditën e dielë në orën 20:00 në “Arenën Kombëtare”. 90-të minuta të luftuara priten mes dinamovitëve dhe shkodranëve, ku mes tyre do të bëjnë llogaritë për finalen e madhe.
Titulli është objektivi kryesorë i të dyja skuadrave, të cilat “dhëmbë për dhëmbë” do të luftojnë deri në fund. Duke parë edhe statistikat e këtij sezoni mes tyre, shikojmë se Dinamo dhe Vllaznia janë përballur mes tyre 6 herë.
4 ndeshje për llogaritë e kampionatit dhe 2 herë të tjera në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Statistikat tregojnë se “Blutë” e Ilir Dajës ia kanë dalë të triumfojnë në 3 raste, ndërsa shkodranët e Thomas Brdaric kanë dalë fitimtarë në vetëm 1 rast. Ndërkohë 2 përballje të tjera mes tyre kanë përfunduar në barazim.
Kujtojmë se Dinamo i ka eliminuar vetëm pak javë më parë shkodranët nga Kupa e Shqipërisë, ndaj për kuqeblutë kjo sfidë është edhe si një mundësi “hakmarrjeje” ndaj dinamovitëve.