Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Ilir Daja “duarbosh” para Egnatias, shkak bëhen Shqipëria e Kosova

Shkruar nga NEWSPORT
Ilir Daja “duarbosh” para Egnatias, shkak bëhen Shqipëria
Ilir Daja

Dinamo do të luajë këtë të shtunë ndeshjen e javës së 7-të të Kategorisë Superiore ku do të ketë përballë skuadrën e Egnatias.

Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja do të udhëtojë drejt një transferte mjaft të vështirë me mungesa të shumta si pasojë e angazhimit të lojtarëve me kombëtaret.

Naser Aliji është një nga lojtarët kyç që nuk do të jetë prezent si pasojë e grumbullit me Kombëtaren shqiptare. Një tjetër mungesë është edhe Hekuran Berisha, i cili u grumbullua me U21-shin e Kosovës.

Në një tranfertë mjaft të vështirë, me një skuadër si ajo rrogozhinase që nuk fal në shtëpinë e saj, problemet e Dajës shtohen duke marrë parasysh mungesat e rëndësishme.

Poll

Lexo gjithashtu