Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Igli Tare nuk i ndahet Partizanit, ish-drejtori i Lazios gjithmonë e më pranë të kuqëve

Shkruar nga NEWSPORT
Igli Tare nuk i ndahet Partizanit, ish-drejtori i Lazios gjithmonë e
Igli Tare

Igli Tare ishte i pranishëm në stadiumin "Arena e Demave" dje, ndërsa Partizani fitoi 2-1 përballë Skënderbeut. Ish-drejtori sportiv i Lazios është shfaqur shpesh herë pranë Partizanit prej 1 viti.

Kujtojmë se verën e kaluar, Tare la pozicionin e drejtorit sportiv te Lazio. Një pozitë ku qëndronte prej 15 vitesh. 

Dje RTSH ndau një video ku Tare shfaqej në tribunë duke biseduar me Olsi Ramën. Ky i fundit, siç dihet, mban pozitën e drejtorit të përgjithshëm te Partizani.

Kujtojmë se Tare nuk ishte dje vetëm i interesuar te Partizani, klub nga i cili ka dalë. Djali i tij, Etien Tare, është sulmues te Skënderbeu prej këtij sezoni.  

 

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga