Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“I uroj të katërta skuadrat fitoftë më i miri”, Tetova: Jemi gati, janë rikthyer të gjithë lojtarët

Shkruar nga NEWSPORT
“I uroj të katërta skuadrat fitoftë më i miri”,
Edlir Tetova

Egnatia u mposht ditën e sotme nga Teuta në javën e fundit të Superiores me shifrat 2-1. Në përfundimin e takimit të sotëm, trajneri i rrogozhinasve Edlir Tetova doli në prononcim për mediat.

“Sigurisht që është ogur i mirë, për mua personalisht dhe klubin, vendi i parë. Qëllimi është ta mbyllësh i pari, në një ndeshje mund të ndodhë çdo gjë. Emocionet e Final Four do të jenë të bukura.

Jemi gati, janë rikthyer pothuajse të gjithë lojtarët. Nuk kam preferencë, të katërt e kemi merituar, me këdo të përballemi, mendoj ndeshje e bukur. Dua të uroj katër skuadrat dhe kush të jetë më i miri, të fitojë.

Janë skema që i kemi përdorur, më bën përshtypje tek ekipi im që një lojtar e di çfarë bën shoku i skuadrës.

Jahaja? Edhe ai ka pasur minutazh goxha nga Kupa, shumë i lodhur, nuk kishim më ndërrime për pjesën lart.

Sigurisht që të vjen keq, por siç e thashë për mua si trajner janë 36 javë të rëndësishme. Dua të shkarkoj lojtarët si vjet, për pjesën që gjithçka mund të ndodhë në një ndeshje”, u shpreh Tetova.  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga