Pas nisjes së jashtëzakonshme për këtë sezon në Superiore, ekipi i Vllaznisë ka rënë në një “gjumë letargjik”, vetëm 1 fitore në 5 ndeshjet e fundit. Disfata e sotme me Teutës në “Loro Boriçi” prishi rekordin si pritës pas 6 fitoreve radhazi nga kuqeblutë.
Në emisionin “Super Gol”, RTSH, ku pas ndeshjeve është bërë “traditë” prononcimi i trajnerëve dhe “Lojtarit të Ndeshjes”, u bë e ditur vonesa e Edi Martinit.
Kishte të bënte më një mbledhje urgjente mes lojtarëve, trajnerit dhe drejtuesëve. Ende nuk ka informacione se çfarë është diskutuar konkretisht, por një gjë është e sigurtë, Vllaznia ka rënie drastike, jo vetëm në rezultate, por edhe formën e grupit.
Pikërisht ky detaj u cek edhe nga Edi Martini, duke thënë vazhdimisht se “nuk jam i kënaqur” dhe “nuk jemi në formë të mirë”, sikurse problemet fizike të lojtarëve kryesorë. Ndeshja për të përmbysur situatën është ndaj Vorën në transfertë, 4 dhjetor.
