Polemikat e derbit Tirana - Partizani vazhdojnë që të diskutohen ende në studion e emisioneve sportive. Ish-arbitri Lorenc Jemini, në “Proçesi Sportiv”, ka folur pikërisht për polemikat e kësaj sfide dhe shpërthimin e Refik Halilit pas ndeshjes.
Jemini thotë se Halili nuk foli as kur sipas tij i morën titullin para dy viteve i hoqën titullin kampion në Ballsh. Ndër të tjera, ish-arbitri thekson se presidenti i Tiranës nuk ka faj që shpërhrheu në këtë mënyrë.
“Refik Halili nuk foli kur i hoqën titullin me Ballshin dy vitë më parë, ashiqare fare. Nuk flisnin asnjë nga klubi, lojtarët e as trajneri. Tiranën jashtë fushe po e trajtojnë si një ekip lagje. Një herë e lëvizin në Korçë, herë në Lushnjë e Laç. I kanë marrë stadiumin, e morën “Selman Stërmasin”, e kthyen në cirk dhe për koncerte. Refik Halili nuk ka faji, ai shpërtheu”, është shprehur Lorenc Jemini.