Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"Gropa është e madhe", trajneri Ernest Gjoka me shumë "halle" e nuk di nga t'ia nis: Ekip shumë i brishtë, thyhet e nuk ngrihet më

Shkruar nga NEWSPORT
"Gropa është e madhe", trajneri Ernest Gjoka me shumë
Ernest Gjoka

Trajneri i Skënderbeut, Ernest Gjoka ka folur në përfundim të takimit të Superiores mes Skënderbeut dhe Elbasanit. Sfida u mbyll në një 0-2 kundër juglindorëve.

Problemet e Skënderbeut vazhdojnë, sidomos me finalizimin e rasteve, gjq që është përmendur dhe më parë nga tekniku Gjoka.

“Duhet të ishim më vigjilent. Dihet që në një terren të tillë topi kur vjen te portieri është e vështirë. Mirë do të ishte dhe një barazim, por donim fitoren.

Është një ekip që thyhet e nuk ngrihet më. Diçka mungon. Do të mendohem për zgjidhjen. Është një ekip i brishtë. Jam përpjekur të ndryshojë psikologjinë, por prapë nuk e di pse kriza nuk kalon.

Gropa është shumjë e madhe. S’po e gjej dot çelësin e kësaj skuadre me kaq shumë probleme sa kam gjetur këtu”, u shpreh Gjoka.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga