
Vllaznia ka mposhtur Vorën mbrëmjen e sotme me rezultatin e pastër 2-0 në sfidën e vlefshme për javën e 5-të të Superiores. Në përfundimin e këtij takimi, trajneri i Vllaznisë, Arjan Bellai doli në prononcim për mediat.
“Përgëzoj çunat për atë që bënë në fushën e lojës. Nuk ka rëndësi nëse nuk luajtëm mirë në fillim pasi kishim përballë një kundërshtar të fortë. Në fillim ishim pak të ndrojtur dhe morëm gol. E morëm veten dhe në pjesën e dytë u ngjitëm më lart, por erdhi goli i dytë që na dënoi. Gjithsesi unë jam i kënaqur me djemtë. Fillimin e kemi pasur të vështirë edhe me Partizanin.
Jemi ekip i ri dhe kemi pak frikë, kualitetin e kemi. Është psikologjike kjo e nisjes, me Partizanin ishte 15 minuta, ndërsa sot pak më shumë. Pjesën e dytë ndërrimet na ndihmun. Kishim dy raste me Felipen, duhet të shënonim një gol. Është për të ardhur keq që nuk shënuam gol. Kundërshtari bëri mirë duke na mbajtur me presing. Gjithmonë e kemi në plan, shfrytëzojmë shpejtësinë e Karricës. Kemi dhe Kasallën që i bën të gjitha rolet, e dimë që bën mirë edhe në krah pasi luajti gjithë sezonin e kaluar.
Po mendojmë Kasallën në sulm pasi Felipe u dëmtua. Ishte një gabim në golin e dytë pasi ishte një top i dhuruar. Gabimet ndodhin në futboll, nuk bëmë as mbylljen në shtyllën e dytë. Në tranzicione ofensive Vllaznia është shumë e shpejtë. Kjo është ajo që më shqetëson, duhet t’i analizojmë këtë javë. Do merremi me gabimet dhe për atë që do bëjmë javën e ardhshme me Egnatian”, u shpreh Bellai.