Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Gabuam teknikisht në pjesë e pare”, Ivan Gvozdenoviç: Barazimi mund të ishte rezultati më i drejtë

Shkruar nga NEWSPORT
“Gabuam teknikisht në pjesë e pare”, Ivan
Ivan Gvozdenoviç

Trajneri i Elbasanit Ivan Gvozdenoviç ka folur për mediat pas humbjes me shifrat minimale kundër Vllaznisë, por që ka ndikuar në “rrëzimin” nga kreu. Aktualisht ekipi elbasanas ndodhet në vendin e 2-të, 2 pikë më pak se liderit e Superiores (Vllaznia), çka i lë në pozicion “gjahtari”:

“Humbja nuk është e mirë. Vllaznia ishte më mirë në pjesë e parë, mund të kishin shënuar edhe një gol tjetër. Ndërsa në të dytën ishim ne më lart. Barazim mund të ishte rezultati më i drejtë. Të gjithë lojtarët meritojnë minuta. Tranziocioni jonë ndikoi në golin e pësuar.

Pjesë e parë ishim shumë të hapur. Ideja ishte 4-2-3-1 dhe jo 4-2-4. Ishte një gropë nga mesfusha. Ne ishim përgatitur të luanim nga mbrapa, me topin poshtë. Mungoi pasimi i fundit drejt sulmit. Linjat e hapura ishin problem i madh.

Në pjesë e dytë u përmirësuam. Ishim afër për një barazim në 45 minutat e dyta. Nuk mund të rrinim 4-2-4, por 4-2-3-1. Gabuam teknikisht në pjesë e parë. Nuk kishim as komunikim në fushë. Reagimi i dobët, jo i shpejtë”.     

Poll

Lexo gjithashtu