Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

FSHF-ja bën prapakthehu, rikthen tifozët e Tiranës në stadium para derbit

Shkruar nga NEWSPORT
FSHF-ja bën prapakthehu, rikthen tifozët e Tiranës në
DERBI/ Tirana - Partizani

Tirana me tifozë në derbi. Ky është vendimi që është marrë nga Komisioni i Apelit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit. Pra në derbin e së dielës në “Air Albania” bardheblutë do të jenë prezent.

Tirana merr një vendim të ri prej 8 ndeshjesh pa tifozë, teksa 3 të tjera i ka zhvilluar. Edhe pse kanë mbetur edhe 5, për derbin kundër Partizanit kjo masë është pezulluar duke bërë që Tirana do të luajë me tifozë në derbi.

VENDIMI:

Komisioni i Apelit pasi mori në shqyrtim ankimin e Klubit të Futbollit Tirana,

Vëren se:

Me vendimin nr.13, pika 1 datë 01.11.2024 Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka vendosur të marrë kundrejt KF Tirana, masat disiplinore si më poshtë vijon:

KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve të ekipit mik, në bazë të neneve 6/3/b, 8/1, 17/1, 17/2/b, 17/2/c dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë dhe zhvillimin pjesës së mbetur të ndeshjeve të sezonit futbollistik 2024-2025 pa spektatorë.

Më datë 09.11.2024 KF Tirana, ka paraqitur ankim me objekt:

Rrëzimin e Vendimit13, pika 1 datë 01.11.2024 të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës.

Komisioni i Apelit të Disiplinës dhe Etikës pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, dogjoi përfaqësuesit e Klubit të Futbollit Tirana, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjen në tërësi si dhe duke u bazuar në nenet 65 e vijues të Kodit të Disiplinës dhe Etikës,

VENDOSI:

Lënien në fuqi të masës së dënimit me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë.
Ndryshimin e pjesës tjetër të vendimit duke vendosur:
Dënimin e Klubit të Futbollit Tirana për zhvillimin e të 8 (tetë) ndeshjeve pa spektatorë.
Pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit prej 5 (pesë) ndeshjesh.
Pezullimi i dënimit revokohet nëse gjatë periudhës së provës KF Tirana kryen një shkelje tjetër të natyrës dhe rëndësisë së ngjashme.
Periudha e provës do të jetë deri në përfundim të sezonit futbollistik 2024-2025.
Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë Zvicër.

Tags:

tirana fshf

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga