
Sylvinho ndodhet në tribunën e Air Albanias duke ndjekur ndeshjen finale të Superiores, Partizani – Egnatia. Trajneri i Kombëtares shqiptare nuk kishte si të mungonte në këtë duel titulli teksa ka qenë shpesh në ndjekje të futbollit vendas.
Një vëzhgim i fundit i lojtarëve më të mirë të kampionatit për ndonjë element që mund t’i bëjë punë tek Kombëtarja. I fundit i ftuar ishte Alen Sherri, i cili ka gjasa të marrë një tjetër thirrje pasi në fazën përgatitore zakonisht duhen 4 portierë.
Të tjerë që kanë provuar fanellën kuqezi janë edhe Hadroj, Cara e Skuka, por nga këta të 3, shanse ka vetëm mbrojtësi i cili ka një konkurrencë më të lehtë se sulmuesit.
Më pak se 24 orë na ndajnë nga lista përfundimtare prej 26 lojtarësh dhe të gjithë presim me interes emrat e përzgjedhur nga braziliani.