
Elbasani e mbylli siç duhet vitin. Elbasanasit korrën fitore në transfertën lindore të Korçës dhe për këtë feston edhe Elton Guranjaku.
Drejtori sportiv i ekipit ka postuar një foto në rrjetet sociale ku është i shoqëruar me 3 persona të tjerë dhe skruan ata mbetën 4.
Mesa duket, drejtori e cilëson veten me shokë si ‘të fundit të mohikanëve’ me kuptimin që vetëm aat mund t’a sjellin klubin verdheblu aty ku duhet. Guranjaku ka thënë se Gvozdenovicit i duhet kohë dhe deri tani nuk e ka pas gabim, pas suksesit të serbit ndaj ish-klubit.
Emoji i Netflix na bën të mendojmë se në Elbasan po luhet një film, që e kemi parë me Dajën në vitin e shpalljes kampion. Por, objektivat duhet të jenë të arritshme pasi në skuadrën që la pas Bordin ka ende shumë gjëra pa prekur.
