Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

FOTO/ E shkarkuan 4 javë para fundit, në Shkodër “qajnë” largimin e Qatip Osmanit: Na e bëj hallall

Shkruar nga NEWSPORT
FOTO/ E shkarkuan 4 javë para fundit, në Shkodër
Alban Xhaferi dhe Qatip Osmani

Në Shkodër më shumë se kurrë më parë “qajnë”  largimin e Qatip Osmanit. Ky i fundit u shkarkua nga drejtuesit kuqeblutë 4 ndeshje para fundit të kampionatit.

Largimi i tij erdhi për shkak të 7 ndeshjeve negative në kampionat dhe Kupë, me tifozët që nuk ishin dakort me vendimin e klubit. Gjithsesi Thomas Brdaric theksoi se në Shkodër kishte ardhur për titullit, por barazimi i mbrëmshëm me Egnatian në “Air Albania” do të mbahet mend gjatë. Vllaznia nuk ia doli të merrte fitoren për të shkuar drejt finales, duke u skualiifkuar kështu nga gara për titullin kampion

Ndërkohë kthehemi te Qatip Osmani, i cili u largua duke lënë shkodranët në vendin e dytë, ndërsa pas ardhmes së Brdaric u “parakaluan” nga Partizani duke humbur kështu këtë pozicion. Në Shkodër i ‘kërkojnë” falje Osmanit që e larguan në mënyrë të “padrejtë”, teksa nuk ngurojnë ta shpehin edhe në rrjetet sociale. Ish-trajneri i kuqebluve qëndroi në krye të Vllaznisë në 22 ndeshje, ku mori 11 fitore, barazoi 7 dhe humbi 4, duke grumbulluar plot 40 pikë, duke bërë që të gjithë të “ëndërronin” titullin.

Nga ana tjetër Brdaric zhvilloi ndeshjen e 5-të me kuqeblutë, humbi vendin e dytë në klasifikim dhe tashmë kuqeblutë janë jashtë garës për titull.

Dhimbja është e madhe në Shkodër , pasi u “shua” edhe këtë vit “ëndrra” 23-vjeçare për  titullit kampion. Nuk janë pak 23 vite pritje për të parë sërish titullin në Shkodër, por tashmë janë të detyruar të presin minimalishte dhe një sezon tjetër, me “shpresën” se gjërat këtë herë do të bëhen më ndryshe.

FOTO/ E shkarkuan 4 javë para fundit, në Shkodër
 
FOTO/ E shkarkuan 4 javë para fundit, në Shkodër
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga