
Albano Aleksi
Egnatia dhe Elbasani do të përballen këtë të shtunë, për të luajtur sfidën e vlefshme për javën e dytë të Superiores. Ndeshja që do të zhvillohet në Rrogozhinë, nis në orën 20:00.
Kampionët në fuqi kanë nisur menjëherë përgatitjet, teksa do të kërkojnë kthesën pas humbjes në Shkodër me Vllazninë. Stërvitje intensive në prag të javës së dytë, madje Edlir Tetova është me fat pasi nuk ka asnjë lojtar të dëmtuar.
Grupi do të jetë i plotë kundër “verdhebluve”, me vetëm një mungesë të sigurt. Mesfushori Daniel Wotlai do të mungojë këtë ndeshje për shkak të kartonit të kuq të marrë përballë Vllaznisë të premten e shkuar.








Galeria fotografike ()
Poll