Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Flamurtari “gropë” në javët e para të Superiores, trajneri Garcia i justifikohet drejtuesve: Nuk e priste asnjë, por marr përgjegjësitë

Shkruar nga NEWSPORT
Flamurtari “gropë” në javët e para të
Carlos Garcia

Dinamo ka fituar në shtëpi përballë Flamurtarit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 6-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”, përfundoi 2-0 në favor të dinamovitëve. Pas këtij dueli foli trajneri i vlonjatëve, Carlos Garcia.

“Mendoj se që në momentin e dëmtimit të mbrojtësit grek, ne kishim raste me Trashin dhe deri aty mund të them që ishte e barabartë loja. Sigurisht që ka vend për përmirësim. Mendoj se rastet që ata patën, në opinionin tim modest ne nuk bëmë pasime të gabuara mbrapa. Nuk mendoj se ishte presingu i tyre i fortë, që na detyroi neve të bënim gabime.

Ne e dinim që lojtarët e tyre anësorë do të krosonin në ndryshe dhe më pas për të dalë lart me dy lojtarët e krahut dhe të mbrojtjes. Me një lojtar më pak ishte më e vështirë sepse ishin 20 metra më afër portës sonë. Ishte më e lehtë për ta për të krosuar pastaj.

Me Vorën humbën me 11 metërsh, gjë që ndryshoi ndeshjen. Ndeshja e fundit në shtëpi përballë Egnatias pak a shumë ishte nën kontroll. Mendoj se ne e kishim në kontroll ndeshjen. Ai 11-metërsh në minutën e 45-të e ndryshoi edhe aty ndeshjen. Sot ndeshjen e ndryshoi kartoni i kuq, por më shumë goli i pësuar. Skuadra më pas ishte në një situatë që s’kishim gjë për të humbur. Bëhet ky kalimi përpara o gjithçka, o asgjë. Kjo na bëri më agresivë dhe të shpejtë.

Unë u thashë çunave në dhomat e zhveshjes që duhet të vuajmë dhe në fund të provonim gjithçka për gjithçka. Më vjen keq pasi kur po bënim zëvendësimet për të tentuar gjithçka, pësuam golin e dytë. Shpërdoruam dy mundësi zëvendësimi. U dëtyruam që ta kryejmë në pushim për të mos djegur më sepse kishim të fundit për të provuar gjithçka, por me 2-0 ishte e vështirë.

Marrëdhëniet me drejtuesit, takim me Idrizin për renditjen? Kam shumë kohë në futboll, edhe ju. Është shumë e qartë. Nuk janë rezultatet që priste askush, as klubi, as unë, as futbollistët, as tifozët, askush. Ky është realiteti. Unë marr gjithë përgjegjësinë, jo vetëm për rezultatet, por për lojën dhe gabimet, në fund më duhet të bëj zgjedhjet. Në mënyrën e trajnimit të skuadrës, mund të flasim për shumë gjëra”, tha Garcia.

Poll

Lexo gjithashtu