
Do bëjmë maksimumin, shohim ndeshjet njëra pas tjetrës. Vijojmë stërvitjet. 5 ditë në total, heqim festat. Stërvitjet janë intensive. Nuk ka kohë nëse futemi në Europë, u shpreh Sali.
Edmir Sali, portieri i Dinamos ka folur në emisionin e 6+1 Vlora TV. Vlonjati ka deklaruar se është i fokusuar vetëm te Dinamo dhe synon Europën në fudn të sezonit si destinacion të ardhshëm. Gardiani ka dalur nga akademia e Flamurtarti, klub të cilin e ka ende në zemër.
“Faleminderit për ftesën. Mirëmbrëma!
Është privilegj që mbroj portën e Dinamos. I jam falenderues Flamurtarit, jam rritur në atë akademi. Kam punuar me trajner të mirë. Kam kaluar te Laçi pastaj, pasi nuk gjeta minuta. Edhe te kurbinasit kam hasur vështirësi për 2 vite e gjysëm. Pësova dëmtim, humba vendin. Kalova te Kastrioti pastaj, ku kalova 2 vite të plota
. Më tej, Dinamo bleu kartonin. Jam këtu dhe shyqyr zotit jemi paraqitur mirë dhe jemi vend të parë. Patjetër është ndier dora e Dajës. Grupi është i lidhur. E nisëm keq, po ndryshuan taktikat.
Veç futbollit nuk më lidh asgjë me Tiranën. Kam prindërit në Vlorë, shoqërinë. Nuk e preferoj Tiranën para Vlorës. Patjetër që e ndjek Flamurtarin. Nuk më vjen mirë që ka gjithë këto vite që ndodhet aty. Flamurtari është ekipi i zemrës.
Momentalisht jam i fokusuar vetm te Dinamo dhe synoj jashtë shtetit. Në një të ardhme të largët mund të rikthehem në Vlorë.
(A do të vazhdojë Dinamo atë formën e dikurshme, ku ka kontribuar dhe Ferko? Komentatori sportiv Ilia)
Do bëjmë maksimumin, shohim ndeshjet njëra pas tjetrës. Vijojmë stërvitjet. 5 ditë në total, heqim festat. Stërvitjet janë intensive. Nuk ka kohë nëse futemi në Europë", u shpreh Sali.