
Partizani ka fituar përballë Egnatias në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-t të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Arena e Demave”, përfundoi 1-0 në favor të vendasve. Në përfundim të këtij dueli ka folur trajneri i të kuqve, Skënder Gega.
“Jam munduar që gjithmonë të sjell një mesazh që nuk ka vende të fundit, sidomos kur bëhet fjalë për derbin. Pengu i madh në derbi për mua është impenjimi. Për fat të mirë u korrigjuam dhe i morëm 100% këtij grupi që është. Trajneri i referohet javë të kaluara kur hedh lojtarët në fushë.
Ajo që ndodhi me Tiranën është ajo përgjegjësi e imja, pasi besova te performanca që dhanë kundër Egnatias. Loja në bllok është arma jonë. Me këtë grup, po nuk pate disiplinë taktike, është e pamundur të përballosh çdo ekip, as të vendit të parë dhe as të fundit.
Përgjegjësinë duhet ta marrë gjithmonë trajneri. Këto ditë e kam patur të vështirë, por jo dilema. Teknologjia sot të ndihmon, çdo gjë mund ta kesh të ballafaquar. Mund të tregosh se u ndëshkuam për këtë arsye, dhe duhet t’i korrigjojmë. Lojtarët sot dhanë maksimumin. Luajtëm kundër një ekipi të mirë me kualitet. Dua që Alban Hoxha të jetë pjesë shumë e rëndësishme, nuk ishte ai shkaktari i humbjes në derbi”, tha Gega.