Egnatia do të përballet nesër në një transfertë delikate ndaj Flamurtarit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të luhet në Vlorë, nis në orën 19:00. Në prag të këtij takimi në konferencën për shtyp para mediave ka folur edhe trajneri i rrogozhinasve, Edlir Tetova.
“Sigurisht për nga mënyra si vijnë rezultatet në ndeshjet e fundit, është një ndeshje goxha e fortë sepse Flamurtari kërkon pikët medoemos. Ne ndodhemi në pozicion komod, por edhe ne kërkojmë vazhdimësinë sepse vijmë nga tre rezultate jo të mira.
Detyrim fitorja? Siç e thashë, vijmë nga tri ndeshje me rezultate jo të mira, nuk është detyrim dhe as përcaktim se janë fjalë të mëdhaja. Përcaktimi i asaj që mendoj për futbollin është vetëm vazhdimësia e lojës. Kemi zhvilluar ndeshje shumë të bukura, pavarësisht se nuk kemi marrë rezultatin.
E kemi ndjekur, Flamurtari ka bërë lëvizje dhe është forcuar. Mbaj mend edhe ndeshjen në Rrogozhinë, sigurisht ka një fytyrë tjetër. Kjo nuk do të thotë asgjë për atë që synojmë.
Sa e vështirë të ruani ekuilibrin mes presionit për rezultat dhe lojës së bukur që preferoni? Fare, përderisa kemi filozofi loje, përderisa jemi të rrjedhshëm, krijojmë dhe luajmë futboll, mendoj se kjo pjesë do jetë vetëm një ngërç.
Çfarë e dallon grupin nga sezonet e kaluara? Kemi prurje, largime, nuk mund të bëjmë krahasime nga sezoni në sezon sepse jemi me diferenca pikësh. Këtë vit, në shumë pak ndeshje, skuadra ka ardhur aty ku dëshiroj. Ashtu si mendoj që luan Egnatia, mendoj të kemi vazhdimësi në rrjedhën e lojës.
Mendoj zgjedhje taktike kam pasur, kemi bërë rotacion mjaftueshëm. Përderisa lojtarët kanë minutazh, për mua shumë e thjesht për të zgjedhur. Nuk është se prurjet e janarit do krijojnë diferenca shumë të mëdhaja sepse loja ka një identitet", tha Edlir Tetova.
