Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Fitorja në Korçë shton dozat e optimizmit, Abilaliaj projekton formacionin anti-Teutë

Shkruar nga NEWSPORT
Fitorja në Korçë shton dozat e optimizmit, Abilaliaj projekton
Ekipi i Partizani duke festuar në Korçë

Partizani do të luajë të dielën kundër Teutës, ndeshje e vlefshme për javën e 30-të të Superiores. Pavarësisht oshilacioneve të shumta, të kuqtë e drejtuar nga trajneri Arbër Abilaliaj priten të japin maksimumin e tyre për të mos rrezikuar deri në fund objektivin. Shitjet në merkaton e dimrit kanë krijuar hendek tek të kuqtë, megjithatë në skuadër janë optimistë për fundin e sezonit.

Përgatitjet kanë vijuar intensivisht dhe trajneri Arbër Abilaliaj ka projektuar 11-shen titullare që mund të zbresë në fushë ndaj "Djemve të Detit".

Në portë do të jetë i përhershmi Qirko, ndërsa para tij do të rreshtohet katërshja Janjeva - Preka - Sembene - Atanaskoski. Mesfusha do të përbëhet nga Mehmeti, Kote dhe Taipi. Ndërsa Bintsuka do të udhëheqë fazën ofensive i mbështetur nga Zeka dhe Podstrelov. Kujtojmë që në ndeshjen e fundit, Partizani triumfoi 2-1 ndaj Skënderbeut, rezulat që ka sjellë qetësinë në ekip.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga