
Ndeshja mes Kukësit dhe Skënderbeut e vlefshme për javën e 32-të të “Abissnet Superiore” është mbyllur me fitoren e korçarëve. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Kukës Arena”, përfundoi me triumfin 0-2 të Skënderbeut. Pas kësaj sfide për mikrofonat e MCN TV ka folur trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenovic.
“Për pikët jemi të kënaqur, gjithashtu edhe me rezultatin. Kukësi në pjesën e parë mund të shënonte gol në goditjen standarde, por mendoj se sot e merituam fitoren sepse ishim skuadra më e mirë”, u shpreh fillimisht Gvozdenovic.
Final Four?
“Nuk e di çfarë mund të them. Pas 1 fitoreje, Dinamo, Tirana dhe ne jemi për Final Four, po humbëm me pas jemi për poshtë. Nuk mund të them jemi për Final Four apo jo. Kemi një ndeshje të vështirë kundër Erzenit, pavarësisht se ne jemi gati dhe do të luftojmë”.
Kishit fat sot?
“Në fillim ishim mirë dhe menaxhuam mirë situatat. Mund të them vetëm bravo për çunat pasi kishte ekuilibër dhe ishin të përqendruar. Kishim mendimin vetëm për të fituar ndeshjen pasi kishim nevojë për pikët”.
Sa i rëndësishëm është Yuri për ju?
“Është shumë i rëndësishëm. Duhej ta hapnim ndeshjen mirë, faleminderit Zotit dhe çunave. Nikaj ndoshta është mërzitur për penalltinë, por skuadra është më e rëndësishme. Ndoshta mund të shënonte edhe Nikaj, por vendos unë”.
Mungesa e Ramos?
“Ai mungoi sepse sot ishim vetëm për lojë ofensive. Kukësi nuk është i fortë në ajër si Teuta”.