
Laçi triumfiu ndaj Teutës në sfidën direkt për t’iu larguar zonës “Play-Out”. Kurbinasit fitojnë 1-0 në “Niko Dovana” dhe tashmë ngjiten në vendin e 7-të me 35 pikë, 1 më shumë se Teuta e vendit të 8-të.
Kjo fitore sigurisht ka “rizgjuar” bardhezinjtë, të cilët daszhur pa dashur hedhin sytë edhe nga ”Final – Four”, por nga ana tjetër ka mërzitur të gjithë kuksianët dhe shijakasit. Mbijetesa tashmë për ta bëhet malore.
Erzeni dhe Kukësi mbajnë dy vendet e fundit në klasifikim, respektivisht me 28 dhe 26 pikë, kur kanë mbetur edhe 6 ndeshje nga fundi i kampionatit. Të dyja ekipet do të luftojnë deri në fund, por misioni mbijetesë është vështirësuar pavarësisht se matematika u mban ende “shpresat” gjallë.
Duke filluar që nga ndeshjet e radhës, të dyja ekipet kanë përballje të vështira. Kukësi luan në kryeqytet me Tiranën, ndërsa Erzenin luan në “Niko Dovana” e Dinamon. Verilindorët dhe shijakasit do të kërkojnë vetëm fitoren, për të shpresuar më pas tek ndalesa e rivalëve për të shpresuar te mbijetesa.