
Vllaznia
Vllaznia arriti të marrë një fitore tepër të rëndësishme ndaj Vorës me shifrat e pastra 2-0 në “Loro Boriçi”. Shkodranët tashmë janë një pikë larg vendit të parë të Elbasanit pas kësaj fitoreje.
Por tashmë në kampin kuqeblu duhet të përqendrohen në vijim. Java e re tek Vllaznia ka nisur me festë brenda klubit. Një ditë pas sfidës me Vorën, Melos Bajrami feston ditëlindjen e tij, teksa klubi shkodran e ka uruar publikisht.
“Futbollisti Melos Bajrami feston 24 vjetorin e lindjes. Me këtë rast, familja e madhe kuqeblu i uron edhe 100 vite të tjera të lumtura! Gëzuar ditëlindjen!”, shkruan Vllaznia.
Poll