Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

FIFA i dënoi kombëtaren, sulmuesi "gëzon" Partizanin

Shkruar nga NEWSPORT
FIFA i dënoi kombëtaren, sulmuesi "gëzon" Partizanin
Bintsouka

Partizani “buzëqesh”, e kjo për shkak se Kongo vazhdon të jetë e pezulluar nga FIFA. Kjo situatë është e tillë prej muajit shkurt, për shkak se dyshet se qeveria e Kongos ndërhyri në Federatën e Futbollit.

Por arsyeja pse Partizani “buzëqesh”, është sulmuesi kongolez, Archange Bintsouka. Në këtë situatë të krijuar mes Kongos dhe FIFA-s, sulmuesi nuk mund të bashkohet me kombëtaren e tij dhe në këto kushte do të jetë pjesë e Partizanit, duke u stërvitur me të kuqtë.

Kujtojmë se 22-vjeçari që është pjesë e “Demave” në Superiore, ka zhvilluar 5 ndeshje me kombëtaren e tij, Kongon. Ai është aktivizuar në 5 sfida, ku ka në këmbë një total prej 163 minutash.

Kujtojmë se një sfidë që nuk do të zhvillohet është ajo e sotmja, pikërisht ku Kongo do të priste në shtëpi Zambian. Kjo ndeshje është e vlefshme për raundin e 6-të të kualifikueseve të Botërorit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga