Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Europa "malore" për Vllazninë, turi i tretë sjell kundërshtarë të frikshëm përballë shkodranëve

Shkruar nga NEWSPORT
Europa "malore" për Vllazninë, turi i tretë sjell
Vllaznia

Rrugëtimi i Vllaznisë në Europë nuk do të jetë aspak i lehtë këtë verë. Kuqeblutë do të luajnë në Conference League, teksa vetëm turi i parë mund të quhet lehtë i kalueshëm.

Vllaznia luan kundër Valur më 11 dhe 18 korrik, për të përcaktuar atë që kalon në turin e dytë. Më pas shorti rezervoi St Mirren për shkodranët. Klubi skocez është më i fortë në letër, teksa ka bërë dhe më mirë në Europë vitet e fundit.

Gjithçka do të jetë dhe më e vështirë më pas. Kjo pasi Vllaznia është në vazon e jofavoritëve për turin e tretë.

Kundërshtarët që mund të “peshkohen” janë emra që kanë marrë pjesë vazhdimisht në kompeticione europiane. Pavarësisht këtyre llogarive, Vllaznia po punon me fokusin vetëm për kalimin e turit të parë fillimisht.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga