
Klodian Duro dhe 4 trajneret finalist
Futbolli shqiptar bëhet gati të përjetojë për herë të parë formatin e ri, Final Four. Katër ekipet më të mira këtë sezon do të përballen me njëra-tjetrën në 4 ndeshje brenda 9 ditëve ku do të shpallet fituesi i titullit kampion.
Mendime të ndryshme për formatin, por të gjithë bien ‘dakord’ tek kërkesa për spektakël. Një mënyrë epike për t’i motivuar e sjell Klodian Duro. Ish-futbollisti i njohur zbulon në Instagramin e tij se trajneri që do të shpallet kampion do të fitojë një kostum falas.
Kështu, Edlir Tetova, Orges Shehi, Thomas Brdaric dhe Ivan Gvozdenovic, veç titullit kampion, do të ‘luftojnë’ edhe për një kostum falas.

Poll