Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Eliminimi i ekipeve shqiptare nga Europa dhe çështja e Refik Halilit, drejtori i Kukësit nuk kursehet: Të gjitha klubet janë si Tirana, SPAK-u t’i futet punës

Shkruar nga NEWSPORT
Eliminimi i ekipeve shqiptare nga Europa dhe çështja e Refik
Naim Halili

Eleminimi i Partizanit dhe Egnatias dhe fakti që asnjë ekip shqiptar nuk vazhdoi rrugëtimin në arenën europiane është kthyer në një nga temat më të diskutueshëm në vendin tonë. Dështimi i ekipeve të Superiores në Champions dhe Conference League ka lënë shije të hidhur tek të gjithë tifozët.

Për këtë ka reaguar në rrjetet sociale drejtori sportiv i Kukësit, Naim Halili. Ky i fundit ndalet edhe tek çështja ku Prokuroria ka dërguar në gjyq Klubin e Futbollit Tirana si dhe Refik Halilin, për veprën penale “fshehje e të ardhurave”.

Naimi në postimin e tij shprehet se SPAK duhet t’i futet punës dhe të kontrollojë të githa klubet e tjera, pasi të gjithë janë njëlloj si Tirana.

“Ja panë hajrin “Final 4. Siç e ka emrin ashtu shkëlqyen edhe ekipet e Abisnet Superiore.

Të gjitha ngelën në klasë, Tani kemi edhe një precedent tjetër me ekipin e Tiranës. Nuk është vetëm klubi i Tiranës, të gjithë si Tirana janë.

Tani duhet të futet SPAK-u në lojë përtë gjitha ekipet dhe tu kontrollojë bilancin dhe sigurimet, unë besoj se nuk do të ketë ekipe futbolli në Shqipëri.

Si i mbajnë klubet pa asnjë aktivitet, me disa mini hotele dhe aktivitete të dyshimta. Po ta ndjekim këtë logjikë do të djeget dikush ndoshta ai që duhet i paprekshëm.

Sepse janë bërë edhe klubet tona si micro creditë duke marrë hua. Qeveria dhe SPAK në aksion për të rregulluar njëherë e mirë sportin në Shqipëri”, ka shkruar Naim Halili.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga