
Fotomontazh
Vetëm 4 gola të shënuar, Elbasani i Ivan Gvozdenoviç e ka gjetur rrugën e rrjetës me “pikatore” në këto 5 javë të para të Superiores.
Megjithatë, kjo kuotë minimale finalizimesh ka rezultuar produktive, 11 pikë të grumbulluara, e përkthyer me vendin e parë në tabelë. E vështirë që jo vetëm në futbollin europian, por edhe në atë botëror të gjesh një ekip me 4 gola pas 5 javësh të bëjë “ligjin” në kampionatë.
Edhe klubet me të zëshme në botë do e kishin “zili”. Trajneri Gvozdenoviç ka krijuar një mbrojtje hermetike, vetëm 1 goli i pësuar, në sfidën ndaj Egnatias. Sulmi, nga krahu tjetër është treguar “modest”, por efikas në marrjen e pikëve.
Poll