Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

EKSKLUZIVE/ U përfol për rikthim te Tirana, sulmuesi që i shënoi Partizanit në derbi tregon PRAPASKENAT: Sipas FIFA-s...

Shkruar nga Nikoll Rajta
EKSKLUZIVE/ U përfol për rikthim te Tirana, sulmuesi që i
Emmanuel Ernest

Së fundmi u përfol shumë për një rikthim të mundshëm të sulmuesit, Emmanuel Ernest te Tirana. Megjithatë, duket se kjo s’do të ndodhë. Newsport.al ka kontaktuar futbollistin, me këtë të fundit që ka mohuar kategorikisht një rikthim të mundshëm në Superiore, pikërisht te “bardheblutë” e kryeqytetit.

“Nuk do të jetë e mundur për mua të kthehem në Shqipëri. Kjo, sepse bazuar në ligjin e FIFA-s, s’mund të luaj asnjë ndeshje zyrtare për një ekip të 3-të në një sezon të vetëm. Madje, nuk jam kontaktuar nga Tirana. Gjithsesi, s’mund të kthehem bazuar në ligjin e FIFA-s. Nuk mund të luaj për asnjë ekip në këtë sezon konkurrues, përveçse në rastin, kur mund të jetë një ligë me një sistem kalendarik të ndryshëm”, tha Ernest për Newsport.al.

Kujtojmë se 24-vjeçari u shit këtë verë nga Tirana te USM Alger në Algjeri, për shumën e 500 mijë eurove. Ndërkohë që me Tiranën, Ernest ka luajtur 15 ndeshje. Sulmuesi nga Liberia ka shënuar 5 gola e asistuar në 2 të tjerë.

Poll

Lexo gjithashtu