
Moment nga ndeshja Egnatia - Tirana
Egnatia dhe Tirana do të përballen ditën e sotme për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin Rrogozhinë, nis në orën 18:00.
Tashmë dy trajnerët kanë vendosur për lojtarët që do të hedhin në fushë që nga minuta e parë. Më poshtë do të njiheni me formacionet zyrtare të duelit mes Egnatias dhe Tiranës.
FORMACIONET ZYRTARE:
EGNATIA: Dajsinani, Xhemajli, Sota, Aliyev, Fangaj, Wotlai, Ujka, Fernando, Kasa, Lushkja, Bakayoko. Trajner: Edlir Tetova.
TIRANA: Selmani, Vera, Kola, Përgjoni, Mici, Dembele, Soler, Smaçi, Ndreca, Jarmouni, Ernest. Trajner: Bledi Shkëmbi.
Poll