Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Egnatia me mungesa, Edlir Tetova “riformaton” formacionin

Shkruar nga NEWSPORT
Egnatia me mungesa, Edlir Tetova “riformaton” formacionin
Egnatia

Egnatia do të presë Partizanin  në “Egnatia Arena” për të zhvilluar mes tyre sfidën e javës së 31-të të Superiores. Sfidë kjo që do të luhet në orën 15:00.

Një duel shumë i rëndësishëm për rrogozhinasit, të cilët pas humbjes me Erzenin do të tentojnë rikthimin te fitorja. Skuadra e Edlir Tetovës ka nisur përgatitjet, teksa do të ketë edhe mungesa.

Për shkak kartonësh do të mungojnë Spahiu dhe Dylis. Të dy do të jenë të pezulluar, ndërkohë Xhemajli mungon për arsye dëmtimi. Nga ana tjetër Mario Gjata ende nuk është rikuperuar plotësisht. Në këtë mënyrë sulmuesi do të mungojë edhe ndaj demave.

Formacioni i mundshëm:

Egnatia: Sherri, Fangaj, Aleksi, Ndreca, Zejnullai, Ahmetaj, Fernando, Joel, Ibrahimoglu, Montenegro.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga