Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“E respektoj Laçin, ka disa lojtarë që më pëlqejnë”, Veselinovic me mendjen te merkato: Të shohim çfarë do të ndryshojë deri në 12 të natës

Shkruar nga NEWSPORT
“E respektoj Laçin, ka disa lojtarë që më
Aleksandar Veselinovic

Partizani do të përballet këtë të shtunë me Laçin në transfertë për të luajtur sfidën e vlefshme për javën e 23 të Superiores. Ndeshja që do të zhvillohet në Kurbin, do të nisë në orën 13:30. Në prag të këtij dueli ka folur edhe trajneri i të kuqve, Aleksandar Veselinovic.

Përballja me Laçin?

Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Laçit. E respektoj ekipin e Laçit , janë një skuadër shumë e mirë. Ka disa lojtarë të cilët më pëlqejnë, por sigurisht pikë së pari duhet të mendojmë për veten tonë.

Gjendja e skuadrës?

Kemi disa lojtarë me probleme si pasojë e virusit që është këto ditë. Pasdite do të kem edhe një raport mjekësor nga stafi mjekësor për të patur edhe një situatë më konkrete se cili lojtar do të kemi në dispozicion për këtë ndeshje. Eshtë një situatë disi e veçantë pasi me këtë grup do të luajmë pas 3 ditësh edhe për ndeshjen e Kupës. Për 8 ditë do të zhvillojmë tre ndeshje dhe është shumë e rëndësishme edhe raporti mjekëve. Sigurisht që do të bëjmë llogari dhe planet tona për të përballuar tre ndeshje në 8 ditë, sepse kemi disa lojtarë që nuk janë gati për të përballuar tre ndeshje në këtë hark kohor. Gjithsesi për momentin duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës.

Sot është dita e fundit e merkatos prisni ndonjë hyrje tjetër?

Sot është dita e fundit e merkatos e cila do të mbyllet në orën 00:00. Në këtë moment lojtarët që kemi afruar janë  zyrtarizuar në kanalet zyrtare të klubit. Na mbeten edhe disa orë deri nga mbyllja e merkatos dhe të presim se çfarë mund të ndryshojë.

Sa i kënaqur jeni me skuadrën?

Jam gjithmonë i kënaqur çdo ditë. Sot jam i kënaqur pasi Gjergji Kote është rikthyer në skuadër pas dëmtimit që ka kaluar. Ai nuk do të jetë gati për të luajtur ndeshje, por jam i lumtur që e shoh atë në fushë.

A është Partizani pretendent për titull  pas merkatos së janarit?

Mbetet për tu parë, pasi kemi pasur ndryshime në hyrje dhe dalje të lojtarëve. Ju e dini çfarë lojtarësh cilësorë na janë larguar. Dihet që merkato e janarit është pak specifike. Nuk është e lehtë për të afruar lojtarë të nivelit të lartë. Kush merret me futboll e di fare mirë sa vështirësi ka në përzgjedhjen e lojtarëve. Eshtë ndryshe nga mbyllja e sezonit kur ke një afat më të gjatë për të parë dhe përzgjedhur lojtarë. Edhe lojtarët që mund ti gjesh të lirë në merkaton e janarit kanë disa muaj pa luajtur ndeshje. Eshtë vërtet kohë shumë e shkurtër për të marrë lojtarë. Merkato e janarit është e njëjta situatë edhe për të gjitha klubet në evropë jo vetëm për Partizanin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga