
Partizani
Partizani nuk po kalon një moment të mirë përsa i përket këtij sezoni të ri. Pas 6 javëve të para të Superiores, “Demat” renditet në vendin e 4-të me 9 pikë të grumbullura.
Gjithashtu, të kuqtë kanë 3 ndeshje pa fitore, pasi i kanë barazuar të 3 radhazi.
Por jo vetëm kaq, pasi te Partizani ka trazira dhe brenda ekipit. Sipas shtypit, është Vangjel Zguro lojtari i cili ka shprehur pakënaqësitë për minutazhin e lojës që po i jepet.
Kjo ka bërë që Partizani ta përjashtojë mbrojtësin për sfidën e sotme ndaj Egnatias, duke e zëvendësuar me Altin Bytyçin. Zguro do të vazhdojë përgatitjet dhe stërvitjen me ekipin e dytë të të kuqve.
Poll