Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

E ndërtoi me duart e veta, Arbër Abilaliaj përjashton Partizanin nga 'Final Four': Këto ekipe deri në fund

Shkruar nga NEWSPORT
E ndërtoi me duart e veta, Arbër Abilaliaj përjashton Partizanin
Partizani - Arbër Abilaliaj

Arbër Abilaliaj ishte i ftuar mbrëmë në emisionin “Skaner” të drejtuar nga Gerti Çarçani. Ish drejtori sportiv i të kuqve preku një sërë temash e sigurisht në fund nuk mund t’i shpëtonte dhe pyetjes pikante të Çarçanit.

Gazetari dhe moderatori e njohur e pyeti se cila skuadër do ta fitonte kampionatin, por vlonjati nuk dha një përgjigje. E si gjithmonë me këmbënguljen e vet, Gerti arriti ta bënte të fliste duke e pyetur: “Ndonjërës mund t’i rrëshkasë këmba, mund të ketë outsider?”

Përgjigja e Abilaliajt ishte e beftë: “Nuk e besoj, nuk e besoj”, duke lënë të nënkuptohet se Partizani i projektuar nga ai, nuk mund të arrijë këtë edicion futbollistik “Final Four”.

Një deklaratë e çuditshme duke pasur parasysh që në fillim të sezonit, u fut në garë për titull kampion. Edhe pse tifozët e duan gjithmonë një gjë të tillë, me sa duket ish drejtori e di objektivin e vërtetë të Partizanit.

“Pra sipas Abilaliajt, këto të katërta do të qëndrojnë në katërshe. Sapo e tha ‘nuk e besoj’, megjithatë lajm është edhe ky”, u shpreh moderatori Çarçani pas deklaratës së ish-drejtorit sportiv të Partizanit.  

Poll

Lexo gjithashtu