Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

E KRYER/ Një suedez për Tiranën, bardheblutë bëjnë gati afrimin e 8-të në merkato

Shkruar nga NEWSPORT
E KRYER/ Një suedez për Tiranën, bardheblutë bëjnë
Admir Bajrovic

Admir Bajrovic pritet të jetë futbollisti më i ri i Tiranës. Klubi bardheblu ka mbyllur akordin me lojtarin dhe ditën e sotme do të zbarkojë në kryeqytet për të firmosur kontratë, sipas ‘Futbollit në Shqipëri’.

Bjarovic luan në pozitën e qendërsulmuesit dhe sezonin e fundit ka luajtur për Panserrakois në Superligën greke dhe APO Levadiakos në Ligën e Parë. Suedezi 28-vjeçar do të vendoset menjëherë nën urdhërat e trajnerit Bledi Shkëmbi e do të nisë stërvitjen me bardheblutë.

Tirana ka bërë ndryshime radikale në organikë duke larguar e afruar shumë lojtarë. Bajrovic bëhet i 8-ti transferim pas Prenga, Kola, Ismajli, Ndreca, Harizaj, Isuf e rikthimit të Gjumsit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga