
Mustaf Abdullahu/ © Credits facebook.com/kftirana.al
Mustafë Abdullahu do të transferohet në Gjermani pikërisht te skuadra e dytë e Dortmundit. Palët kanë arritur akordin për 250 mijë euro.
Bardheblutë mbushin kështu arkën me 20-vjeçarin që u afrua nga Besa në shtatorin e kaluar. Kujtojmë se Tirana pagoi asokohe 50 mijë euro për kartonin e shtatlartit.
Abdullahu është pjesë e përfaqësueses së 21-vjeçarëve të Kosovës. Që në sezonin e parë spikati me Tiranën, teksa e njëjta gjë pritet dhe në Dortmund në ligën e tretë të Gjermanisë.
Poll