Arbenit Xhemajli është një nga lojtarët që mund të largohet nga Egnatia. 26-vjeçari është një lider i padiksutueshëm te rrogozhinasit, por në drejtim të tij ka disa oferta.
Kështu mbrojtësi kërkohet në Zvicër dhe Belgjikë. Në fakt janë dy ekipe zviceriane që pëlqejnë shërbimet e 26-vjeçari, që e njeh mjaft mirë këtë kampionat.
Ende nuk bëhen të ditura emrat e skuadrave, por gjasat janë që lojtari të jetë i larguari i radhës nga kampi i kampionëve. Ndërkohë rrogozhinasit për të lënë të lirë futbollistin kërkojn ëminimalisht 400 mijë euro.
Mbetet të shihet nëse do të ketë një ofertë të tillë për Xhemajlin apo jo, i cili është shumë i rëndësishëm për formacionin e Edlir tetovës. Në rast largimi të mbrojtësit, atëherë timonieri duhet të gjejë zëvendësuesin e tij menjëherë.