Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“E dija që do ishte e vështirë, Bylis superior”, Moriero gjen një nga arsyet e humbjes: Manellari ka qenë me temperaturë 38 e gjysmë

Shkruar nga NEWSPORT
“E dija që do ishte e vështirë, Bylis superior”,
Francesco Moriero

Bylis ka triumfuar në transfertë përballë Laçit në sfidën e vlefshme për javën e 21 të Superiores. Ndeshja që u zhvilluar në stadiumin e Kurbinit, përfundoi 0-3 në favor të miqve. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i kurbinasve, Francesco Moriero.

“E dija që do të ishte një ndeshje e vështirë. Neve na mungon 4-5 lojtarë titullarë. Deri dje Manellari ka qenë me 38.5 temperaturë. Nuk më pëlqen të flas për këto gjëra pasi s’janë pjesë e futbollit.

Është e vërtetë që Bylis ishte superior përballë nesh. Nuk është çështje taktike apo te vrapimi i djemve të ekipit, por kur të mungojnë shumë lojtarë fatkeqësisht bëhet e vështirë.

Vendosa të bëja ato lëvizje, ndoshta edhe kam gabuar. Sepse të komentosh pas ndeshjes është shumë e lehtë. Ishim në vështirësi. Kush e vesh këtë bluzë duhet ta nderojë, sepse kemi një klub shumë të mirë”, është shprehur Francesco Moriero.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga