Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

E BUJSHME/ Vllaznia u “shpall luftë” Partizanit dhe Egnatias, shkodranët tentojnë transferimin e objektivit të rivalëve  

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Vllaznia u “shpall luftë” Partizanit dhe Egnatias,
Saleh Nasr - Arbin Zejnullai/ Fotomontazh

Vllaznia po tregohet mjaft aktive në këtë merkato, me kuqeblutë që përveç largimeve kanë bërë zyrtarizime dhe rinovime me futbollistë kryesorë. Por nuk do të ndalen me kaq, pasi në Shkodër synojnë të ndërtojnë një ekip mjaft cilësorë, për të synuar më pas edhe titullin kampion.

Në “radarët” e tyre ka përfunduar Arbin Zejnullai dhe Saleh Nasr. I pari ka mbyllur prej ditësh aventurën e tij me Egnatian, ndërsa kërkohet me ngulm nga Partizani. Por njëkohësisht ka oferta edhe nga Rusia.

Ndërkohë për sulmuesin egjiptian është Egnatia që tenton transferimin e tij. Rrogozhinasit pëlqejnë karakteristikat e sulmuesit për t’i besuar repartin e avancuar. Siç dihet Nasr pjesën e parë të sezonit e luajti me Teutën, ndërsa në pjesën e dytë mbajti veshur fanellën e Skënderbeut. Në sezonin e parë të tij në Superiore ia doli të kontribuonte me 11 gola dhe 3 asiste.

Drejtuesit falë këtyre paraqitjeve të lojtarëve, kërkojnë doemos t’i veshin kuqeblu. Ditët në vazhdim do të tregojnë më shumë mbi këto 2 pista dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me lojtarët.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga