Teuta ka bërë një nga goditjet më të mëdha përsa i përket merkatos së Superiores. Renaldo Torraj është lojtari më i ri i ekipit të Teutës. Sipas SuperSport, gjithçka është e kryer mes lojtarit dhe klubit durrsak.
Zyrtarizimi pritet nga momenti në moment, me Torrajn që ka firmosur me Teutën një kontratë 2 vjeçare. 19 vjeçari do të jetë nën urdhrat e Edi Martini, teksa pritet të jetë një përforcim ideal për ekipin e drejtuar nga shkodrani.
Kujtojmë që Torraj së fundmi ishte pjesë e BurnleyU21, por më parë ka mbajtur veshur edhe fanellën e Tottenham në rang akademishë. Gjithashtu, Torraj është pjesë edhe e Shqipërisë U21, e cila drejtohet nga Alban Bushi.
Poll