Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

E BUJSHME/ Shënoi një "mal" me gola, sulmuesi i Superiores pranë firmës me ekipin që synon Champions League

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Shënoi një "mal" me gola, sulmuesi i Superiores
Ruzgis

Manfredas Ruzgis me shumë do të largohet nga Vora për të nisur një aventurë të re në Azerbajxhan. Sulmuesi, i cili shkëlqeu në sezonin e fundit në Kategorinë e Parë, është gati për një kalim te Qarabag.

Janë mediat azere, ato që e bëjnë të kryer kalimin e lituanezit me pasaportë gjermane te gjiganti i Azerbajxhanit. Kujtojmë se Qarabag është një ekip me synime madhore, teksa objektiv ka grupin e Champions League sezonin e ardhshëm.

Në rast kalimi te gjiganti azer, Ruzgis do të gjente aty sulmuesin shqiptar, Redon Xhixha. Përsa i përket sezonit të fundit, sulmuesi shënoi plot 24 gola me fanellën e Vorës.

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga