Rejan Alivoda pritet të laroghet nga Vllaznia gjatë kësaj merkatoje. Mesfushori shqiptar me shumë gjasa do të vazhdojë karrierën jashtë Shqipërie, ku ka disa oferta për shërbimet e tij.
Sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se Slavia Prague ka bërë ofertë zyrtare për lojtarin e Vllaznisë. 20-vjeçari pëlqehet shumë nga skuadra çeke, e cila e shikon si të duhurin për formacionin e saj në sezonin e ri. Paraqitjet e tij këtë sezon me shkdoranët dhe Kombëtaren U-21 kanë tërhequr vëmendjen e Slavia Prague që kërkon transferimin e tij.
Bisedimet mes palëve kanë avancuar dhe klubet po diskutojnë mes tyre për çështjet e detajeve të kontratës. Sigurisht që Alivoda është një titull i rëndësishëm për kuqeblutë, të cilët kërkojnë minimalisht 400 miijë euro për shërbimet e tij. Mbetet të shihet në ditët në vazhdim nëse ky operacion mund të konkretizohet apo jo.