Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

E BUJSHME/ Nga Superiorja në Serie A, Lazio "rrëmben" talentin e Teutës

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Nga Superiorja në Serie A, Lazio "rrëmben"
Ergis Arifi

Ergis Arifi është një tjetër lojtar që luan në Superiore që mund të transferohet në Serie A. Talenti i Teutës mund të bëjë hapin e madh në karrierë dhe tashmë pritet vetëm oferta.

Sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se Lazio është skuadra që kërkon durrsakun në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit.

Madje ekipi italian ka shprehur interesimin për lojtarin, ndërsa presin që në orët në vazhdim të nisin edhe negociatat mes klubeve. Nëse ky operacion do të konkretizohet, te Lazio do të gjente Elseid Hysajn dhe Arijon Ibrahimovic.

18-vjeçari këtë sezon ka luajtur në 11 ndeshje, në total 685 minuta. Arifi është një produkt i Teutës, duke dalë nga akademia e “Djemve të Detit”.

"Të nderuar zotërinj,

Ju informojmë për interesin tonë në lojtarin Ergis Arifi, i lindur më 11 janar 2007 dhe mundësinë për të negociuar transferimin te klubi ynë më janar të vitit 2025, në huazim deri në qershor dhe opsionin për një transferim të përhershëm.

Me mirësjellje kërkojmë konfirmimin tuaj për të vazhduar me negociatat dhe në rast se do të ketë përgjigje pozitive, një avokat i besuar nga ne do t’ju kontaktojë për anën ligjore.

Duke shpresuar për një bashkëpunim pozitiv me klubin tuaj, iu dërgoj përshëndetjet më të mira”, shkruhet në letrën e dërguar nga koordinatori i Akademisë te Lacio.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga