
Kevin Dodaj
Kevin Dodaj me shumë gjasa do të jetë lojtari i radhës që do të transferohet në Ukrainë. Skuadrat ukrainase duket se janë ulur “këmbëkryq” në Superiore dhe po “pikasin” elementët më cilësorë.
Kështu Vllaznia sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se është shumë afër shitjes së 19-vjeçarit. Ky i fundit është shndërruar në një pikë kyçe te kuqeblutë, duke shpërthyer në Superiore.
Kolos Kovalivka thuhet se ka avancuar në bisedime me Vllazninë për shërbimet e Dodajt. Tek ekipi ukrainas së fundi është transferuar edhe Arinaldo Rrapaj dhe nëse operacioni me Dodajn do të realizohet, tek ky ekip do të flitej “shqip”.
Poll