
Arlind Kurti
Prej dy vitesh në skuadrën e Laçit, Arlind Kurti ka qenë një ndër lojtarët më kryesorë në skuadrën kurbinase. Për mbrojtësin 19-vjeçar kanë treguar së fundmi interes edhe ekipe nga Italia dhe Holanda.
Bëhet fjalë për Lecce dhe Torino në në Itali, ndërsa në Holandë nga ekipi i Heerenveen. Sipas “tuttomercatoweb”, ekipet italiane janë të interesuara për ta transferuar mbrojtësin e Laçit në këtë merkato janari.
Në rast se Kurti do arrinte akordin me skuadrën e Lecces, do të gjente aty dhe lojtarët e tjerë kuqezi të cilët janë Medon Berisha dhe Ylber Ramadanin.
Poll