Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

E BUJSHME/ Arrihet akordi, Dinamo transferon lojtarin e Kombëtares

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Arrihet akordi, Dinamo transferon lojtarin e Kombëtares
Naser Aliji, Taulant Xhaka dhe Arlind Ajeti

Dinamo nuk e ka ndërmend që të ndalet në këtë merkato verore. Klubi kryeqytetas ka transferuar deri më tani lojtari si Bruno Dita apo Dejvi Bregu, por asgjë nuk ka përfunduar këtu.

Bëhet me dije se dinamovitët po përgatitet për një tjetër goditje të bujshme. Sipas shtypit të shkruar, “Blutë” kanë arritur akord me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Naser Alijin.

Ky i fundit është pa ekip që prej largimit nga rumunët e Voluntari. Në këto kushte, Dinamo e ka shumë të lehtë transferimin e 30-vjeçarit, me këtë të fundit që i ka thënë “PO”, një kalimi te “Nëndetësja”.

Në fundjave, Naser Aliji do të jetë në Tiranë, duke bërë më të qartë situatën mes tij dhe Dinamos. Në rast se ky transferim do të përfundonte me sukses, “Blutë” do të afronin në organikë një lojtar me cilësi të larta.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga