
Sulmuesi i Vors, Manfredas Ruzgis ka marrë përsëri ftesën e kombëtares së Lituanisë. Sezoni mjaft i mirë me Vorën në Kategorinë e Parë, ekip të cilin e ndihmoi të ngjitej në Superiore, ka ndikuar edhe te kjo ftesë.
Në sezonin që lamë pas, 28-vjeçari ka qenë një bomber i vëretetë për kampionët e Kategorisë së Parë. Tashmë sulmues i Superiores, Ruzgis shënoi në sezonin e fundit 24 gola në 32 ndeshje, duke qenë një “bomber” i vërtetë.
Njoftimi i FK Vorës:
Manfredas Ruzgis do të jetë pjesë e ekipit Lituanez për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026 , Kombëtarja Litueneze do të luaj ndaj Maltës me 7 qershor dhe ndaj Danimarkës me 10 qershor.Klubi i uron Manfredasit një përfaqësim sa me dinjitoz me fanellën Lituaneze.
View this post on Instagram