
Sezoni i ri / Superiore
Kategoria Superiore do të “ulë siparin” e javës së 3-të ditën e sotme me dy takime që do të zhvillohen në orën 19:00. Elbasani do të presë në shtëpi Dinamon, ndërsa Vora do të udhëtojë në transfertë ndaj Teutës.
Një ndeshje tepër interesante mes verdhebluve dhe dinamovitëve. Këta të fundit kanë arritur të fitojnë një ndeshje të zhvilluar, ndërsa Elbasani nuk ka asnjë humbje dhe kërkon të mbajë një ecuri pozitive.
Tjetër përballje e rëndësishme është ajo mes Teutës dhe Vorës. Kampionët në fuqi të Kategorisë së Parë kërkojnë fitoren e radhës pas asaj ndaj Tiranës, por në Durrës do të jetë e vështirë pasi Teuta kërkon fitoren e parë në kampionat.

Poll