Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Duka para hedhjes së shortit: Garë e luftuar dhe emocionuese, iu urojmë suksese ekipeve

Shkruar nga NEWSPORT
Duka para hedhjes së shortit: Garë e luftuar dhe emocionuese, iu
Presidenti i FSHF, Armand Duka

Armand Duka ka folur para hedhjes së shortit për “Final –Four”. Presidenti ka theksuar se ishte në garë e bukur, ndërsa iu uron suksese në vazhdim.

“I uroj mirëseardhjen klubeve finaliste dhe përfaqësuesve të mediave në këtë event të rëndësishëm të garës së ‘Abissnet Superiore’. Jemi në fillimin e fundit të këtij kompeticioni vërtet të suksesshëm. Një kompeticion me 36 javë që ka dhuruar emocione gjatë gjithë 36 javëve dhe sidomos në momentet e fundit të garës. Kjo garë është luajtur si rrallë më parë për të përcaktuar klasifikimin deri në javën e fundit. Kjo e bën akoma më të bukur garën.

Kjo lojë bëhet e bukur kur të gjithë bashkë kontribuojmë për këtë. Dhe për këtë dua të falënderoj të gjithë futbollistët, për kontributin e tyre gjatë këtij viti në ‘Abissnet Superiore’. Pa dyshim presidentët, drejtuesit e klubeve, trajnerët, jo vetëm të katër finalisteve, por të gjithë atyre që kanë marrë pjesë në këtë kampionat.

Tani jemi në fazën finale, ku do të përcaktohet edhe kampioni i këtij sezoni. U uroj shumë suksese të katër skuadrave që janë pjesëmarrëse në fazën finale. Dhe, duke qenë se do marrin pjesë edhe në Kupat e Europës, u uroj suksese në garat europiane. I gjithë futbolli shqiptar ka shumë nevojë që të kemi rezultate dhe të gjithë bashkë do t’i mbështesim të katër skuadrat në këto kompeticione.

Të shijojmë emocionet e Final 4 dhe të kemi një garë sa më kompetitive dhe sa më shumë spektatorë në shkallët e stadiumit”, ka thënë shkurtimisht Duka pra hedhjes së shortit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga