Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Duhet të luajm sikur të gjitha skuadrat të jenë si Egnatia”, Tefik Osmani: Kishim oferta për Alivodën, po bëj atë që bëra te Tirana

Shkruar nga NEWSPORT
“Duhet të luajm sikur të gjitha skuadrat të jenë si
Tefik Osmani

Tefik Osmani foli në prag të ndeshjes mes Vllaznisë dhe Teutës në Niko Dovana. Drejtori sportiv i shkodranëve komentoi momentin e skuadrës, ndërsa preku edhe elementë të veçantë si talentët e skuadrës dhe ofertat për Alivodën.

“Fjalët e mira përmenden, por unë dua vazhdimësi. Kam besim se duhet të kemi vazhdimësi, t’i marrim ndeshjet 1 nga 1 dhe t’i vlerësojmë sikur të jenë të gjitha skuadrat si Egnatia.

Top 4? Të gjithë skuadrat me emër nuk mund t’i heqësh nga 4-shja, por mund të ketë edhe surpriza pasi ka klube që kanë bërë investime.

Balotazhi Delaj – Dodaj? Trajneri e ka patur të vështirë, Delaj bëri shumë mirë ndaj Egnatias dhe e meritonte pa i hequr meritat Dodajt. Ishte një zgjedhje e vështirë dhe trajneri vendos në fund.

Yago? Kemi patur Hakajn më para, nuk arritëm të rinovonim dhe tani besojmë te Yago. Kemi lojtarë të rinj që po u japim besimin, por nuk është e lehtë të vendosim 5-6 të rinj direkt pasi peshën kryesore e mbajnë lojtarët me eksperiencë si Gurishta e Balaj. Portieri Qarri është i ri dhe ky është sezoni i dytë që luan, ashtu si Alivoda. Po bëj atë që bëra te Tirana, miksin mes eksperiencës dhe talentëve.

Alivoda? Ka patur oferta, por presidenti vendos dhe ai i di shifrat.

Leksion në kursin e drejtorit sportiv te FSHF? U ndjeva mirë, e falenderoj Federatën për ftesën. Shkëmbeva eksperiencën, por edhe mëson në këto raste”, tha Osmani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga